top of page

Rreth Nesh

“Rozë” është një kompani, e cila që në fillimet e saj ka pasur qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit si dhe mbështetjen emocionale dhe financiare për të prekurit. Lindi si kompani gjatë Lëvizjes së Tetorit Rozë, me idenë se kjo tematike meriton vëmendje jo vetëm përgjatë një muaji, por përgjate gjithë vitit. Këtu duhet të theksojme se një pjesë e të ardhurave të Rozës shkojnë drejt kauzës.

Roze e realizon ndërgjegjësimin duke ndërthurur artin me faktin. Nëpërmjet klasave të artit, pjesëmarrësit jo vetëm socializohen, por gjithashtu iu bëhet ndërgjegjësimi mbi situatën e kancerit të gjirit. Rozë ka realizuar dy aktivitete artistike (pikturë) Art ‘N’ Rozë 1 dhe Art ‘N’ Rozë 2, dhe në të ardhmen kemi në plan që ndërgjegjësimin ta kryejmë dhe me aktivitete si klasat yoga dhe pse jo dhe me shfaqje teatrale. (Të ardhurat shkojnë drejt kauzës)

Roze ka një website interaktiv, ku në të përmendim informacion të saktë, të përditësuar dhe bashkëkohor mbi sëmundjen. Në website ofrojmë linjën tonë të Merchandising me rroba dhe aksesorë (të ardhura shkojnë drejt kauzës) dhe detaje mbi cdo aktivitet që ne kryejmë. Website ka dhe një pjesë blogu për ata që dëshirojnë të ndajnë eksperiencat e tyre.

Dicka tjetër që ofrohet në website është dhe shërbimi psikologjik, ku duke bërë "book now" mund të bëhen konsulta online me psikologët tanë.

bottom of page